Pas takimit në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan “videokartolinë kuqezi nga Athina”.
Për të shoqëruar videon ka zgjedhur këngën e Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.