Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e mesme artistike “Onufri” në Elbasan. Rama shkruan se kjo shkollë është rindërtuar me standarde europiane, me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e mesme artistike “Onufri” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan, i rindërtuar me standarde europiane, me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë, ju uroj. nje dite te mire”, shkruan ai.