Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video humoristike të dërguar nga dy krijues të rinj.
Rama e cilëson një perlë humoristike ku në skenën e kësaj shfaqjeje teatrale vihen personazhe të politikës shqiptare.
“Shfaqja e re e Teatrit të Kukullave të së dielës: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit. Duke falenderuar dy krijuesit e rinj që m’i dërgojnë këto perla humoristike”, shkruan kryeministri Rama.