Kreu i qeverisë, Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kryeministri.
Rama u shpreh se akordimi i medaljes është një suprizë, duke theksuar se “ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marrë në emër të Shqipërisë”.
“E kam vështirë të gjej fjalët, duke u përballur me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, por disa pika diskutimi. Do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë.
Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, popullit shqiptar, në emër të gjithë shqiptarëve myslimanë e krishterë që vendosën jetën në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë modern dhe e kthyen vendin tim, në të vetmin vend në Evropë e ë mbylli Luftën e dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa në fillim të saj”, tha Rama.