02:22 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

11:22 | 17/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi ndihmën e Emiratave të Bashkuara Arabe në momentet e vështira për popullin tonë sikurse spastrimi etnik në Kosovë dhe tërmeti shkatërrues i 2019-ës.

“Është një nder i madh t’ju presim për herë të dytë në vendin tonë. Nuk do ta harroj kurrë kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues ju më thatë që ju dhe populli juaj nuk jeni vetëm”, kujtoi kreu i qeverisë shqiptare.

“Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike ndaj dy vendeve tona, për kontributin vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë, për kontributin tuaj në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit ju dorëzoj urdhrin e madh me Yllin e Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajt gjithmonë dhe i bekoftë të dy popujt tanë!” u shpreh Rama.

Ai i tregoi se ngjyrat e këtij urdhri nuk simbolizojnë vetëm ngjyrat tona kombëtare, por edhe dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit. Sipas tij nga këto ngjyra mori frymëzimin Fan Noli. Rama theksoi se urdhri i këtij Ylli urdhri frymëzohet nga vula e Skënderbeut dhe 36 shkronjat e alfabetit tonë, ndërsa kompozimi i tihj sjell vulën e Solomonit.

“E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat tona kombëtare. Ato simbolizojnë mbi të gjitha dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet derdhur kot. Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:

“Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë,

Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës,

Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë,

Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”

Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë. Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.

Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin”.

Pas

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Para

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Para
IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.