Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim electoral në Rrethin e Kukësit, por me një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij.
Më herët, ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, ishte lajmëruar se takimi do të zhvillohej në qendrën e qytetit Veri-Lindor, pikërisht në Shehin Skënderbej me datë 25 Qershor në orën 18:00. Por diçka duket se e ka shqetësuar kryeministrin pasi vendi ku do të zhvillohet pikërisht ky takim do të jetë Aeroporti I Kukësit.
Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë që ai I Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.
Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post