Kryeministri Rama duket se ka ndryshuar qëndrim për meritat e operacionit, pasi fill pas aksionit, deklaroi se: “fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Në një interviste publikuar dje në median gjermane, “Die Welt”, Rama, teksa ka vlerësuar arritjen e qeverise në luftën me kanabisin, ka thëne se operacioni për kapjen e kokainës rekord u bë në bashkëpunim me italianet.
“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- tha Rama në interviste ndër të tjera. (B.H/Faxweb)