Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm deputetët, ku ka deklaruar prerë se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të shtyhen.
Rama iu ka kërkuar të gjithë socialistëve që të organizojnë dhe të njoftojnë njerëzit në bazë, në mënyrë që në 30 Qershor të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.
“Data e zgjedhjeve nuk ndryshon! Flisni me njerëzit në bazë, duhet të ketë sa më shumë pjesmarrës”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri kishte deklaruar se nuk kishte rëndësi pjesëmarrja, dhe fokusi duhej të vendosej te rendi dhe shmangia e përplasjeve. (Lexo edhe ketu)
“Celim fushatën më 31 maj në pallatin e kongreseve. Të pranishem 61 kandidatët për kryesbashkiakë. Bashkë me ta edhe të gjithë kandidatet në listat e këshilltareve bashkiakë”, ka vijuar më tej kryeministri.
“Derë më derë, qytet më qytet, e fshat më fshat, komunikim për rreziqet e atyre që prishin zgjedhjet. Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet.
Këto cdo njeriu i duhet thënë që kush cenon procesin nuk shkel me ne BE dhe USA. T’iu bëhet këngë kjo! Braçe nuk e bën dot i vetëm kontrollin e administratës. Këtë duhet ta bëjë çdo deputet për çdo zonë të vetën. S’duhet të kemi arrogancë në asnjë hallkë qeverisëse”, është shprehur më tej Rama.
Ende nuk ka asnjë sinjal që palët të ulen dhe të diskutojnë për të dalë nga kriza, ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha prej disa ditësh ndodhet në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar takime dhe me disa përfaqësues të parlamentit.
Ndërkohë që në mbledhjen e grupit është diskutuar që të futet me procedurë të përshpejtuar dhe ligji për minatorët, të cilët kanë protestuar edhe sot përpara ambienteve të Kryesisë së Kuvendit. (lexo edhe ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)