16:13 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama në Berlin, për negociatat apo si tregtar pikturash?

17:34 | 13/09/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merkel nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Ramës, ja kur do të vendosë për negociatat

Qeveria dhe Partia Socialiste kanë më shumë se dy javë që reklamojnë vizitën e kryeministrit në Gjermani. Sipas PS-së, kreu i qeverisë do të nisë një fushatë takimesh me politikanë të njohur gjermanë për të marrë çeljen e negociatave, më 18 tetor. Kryeministri ndodhej sot në Berlin. Takoi kancelaren Merkel dhe kreun e Bundestagut, por pa marrë asnjë mbështetje të fortë për çeljen e negociatave. Angela Merkel deklaroi se qëndrimi i saj për Shqipërinë do të varet nga ajo që do të vendosë Bundestagu, në fund të muajit shtator. Pra, kancelarja e ka lënë në dorë të Parlamentit, siç është dhe normale në politikën gjermane. Por parlamenti përbëhet nga grupe e partive politike, ku vet deputetë e partisë së Merkel kanë shprehur rezerva për ecurinë e Shqipërisë dhe kanë vënë në pikëpyetje dhënien e miratimit në tetor.


Teksa të gjithë presin përgjigjen e Gjermanisë, prej së cilës varet dhe vota e shumë vendeve të tjera, Edi Rama duket se e ka marrë jo shumë seriozisht çështjen e negociatave. Një fakt që e dëshmon këtë është axhenda e kreut të qeverisë në Berlin. Takimet kryesore ishin sot, ndërsa kryeministri ka vendosur që të rrijë në Berlin për disa ditë dhe të merret me krijimtarinë e tij artistike.

Pas takimit me Merkel, Edi Rama ka vrapuar për në galerinë “Art Berlin Fair” ku do të prezantojë, më datën 15 shtator, librin e tij të ri. Në këtë ceremoni Edi Rama prezantohet vetëm si artist. Bashkë me të janë dhe artisti Anri Sala, si dhe Martin Herbert, kritik arti. Aktiviteti moderohet nga Silke Hohmann. Nuk dihet sesi financohet aktiviteti i kreut të qeverisë në këtë galeri arti. Sipas informacionit që kanë në faqen zyrtare, hyrja në galeri është 36 euro për person.

Ndërkohë një tjetër faqe e shitjeve online news.artnet.com të veprave të artit, paraditen e sotme ka nxjerrë treg një vepër të kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për një pikturë në formatin A4, ku kryeministri ka zhargavitur gjatë takimeve me ambasadorin e Brazilit dhe disa takime të tjera. Kjo vepër arti kushton 3500 euro.

Nga axhenda në galeritë dhe muzetë e Berlinit duket se kreu i qeverisë ka më shumë punë si artist, sesa si politikan. Nuk kuptohet nëse Edi Rama ka shkuar në Gjermani për negociatat apo si tregtarë pikturash. Koha Jone

Pas

Greqi/ Adoleshenti shqiptar tenton të vrasë veten, e shpëtojnë mjekët

Para

Kapet me 1 ton drogë në furgon, arrestohet 30-vjeçari

Para
Qeni zbuloi 15 kg dorgë në sedilje, arrestohet 22-vjeçari në kufirin shqiptaro-grek

Kapet me 1 ton drogë në furgon, arrestohet 30-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.