Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës në Qarkun Dibër, pasi përgëzoi banorët për pritjen madhështore, u tha atyre se më 11 maj është takim me historinë.
Berisha akuzoi Edi Ramën se në Dibër la shkollat pa fëmijë dhe shtëpitë bosh, prandaj më 11 maj u bëri thirrje të ndajnë Shqipërinë nga diktatura dhe mjerimi.
Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme! Mirënjohje për qëndrimin tuaj, në anën e drejtë të historisë. Jemi këtu në sheshin që mban emrin e një patrioti të shquar si Elez Isufi, për të përcjellë mesazhin e ndarjes nga e keqja.