Kryeministri Rama, i cili ka marrë 74 mandate në rang kombëtar në zgjedhjet e 25 qershorit, në fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej” tha se kjo ishte përgjegjësi e madhe dhe se me këtë votë tepsia e pushtetit u ça për skrap.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Shumë faleminderit. Mirëmbrëma të gjithve, Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithë, se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën, shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve, vizioni është mirëqënie për shqiptarët. Populli ka zgjedhur PS-në për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse, duke e pranuar me emocion dhe me përulësi këtë zgjedhje do qeverisim, sfidat e Shqipërisë nuk janë sfida socialiste apo demokrate por janë shqiptare të vjetra dhe të reja, në të njëjtin flamur kombëtar, për fëmijët dhe familjet.
Duke u përulur përpara atyre që na zgjodhën, nga veriu në jug, duke falenderuar edhe ata që kryen detyën e lartë qytetare të votimit në zgjedhje u them të gjithve fitorja është e Shqipërisë, e jona është barra e madhe e përgjegjësisë, për të mos harruar në asnjë minutë që shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi por atë që duam, ata e besuan edhe me më shumë vota se katër vjet PS-në se duan të provojë deri në fund sa të mirë jemi ne në timon. Në vend të një koalicioni të radhës, zgjodhën koalicionin drpdr me ta, për ta çuar për skrap njëherë e përgjithmonë tepsinë.
(M.D/Shuplaka)