07:43 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama në Forumin e Bratislavës sulmon BE-në: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

11:07 | 31/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama në Forumin e Bratislavës sulmon BE-në: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë dhe ndër të tjera foli për hendekun që ekziston mes vendeve anëtare të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ndodhet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkohë që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar që të jetë pjesë e samitit.

Në fjalën e tij Rama, foli në lidhje me pandeminë e Covid 19, ku tha se nëse nuk do të kishte qenë presidenti i Turqisë, Erdogan në Shqipëri do të kishte pasur më shumë vdekje.

“Momenti më befasues i hendekut mes fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia.

Kur të gjithë ne u izoluam tërësisht. Dhe pamë vendet e BE që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre.

Dhe kur erdhën vaksinat, bënë një shpërndarje të tyre skartoi tërësisht faktin që kishte 6 vende të rrethuar nga kufijtë e BE kishin po aq nevojë.

Ajo çfarë ndodhi ishte që ne si shqiptar, vrapuam të Turqia, Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia te të gjitha me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët.

Nëse nuk do të kishte qenë për presidentin e Turqisë Erdogan, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje. Ndërkohë që BE kujdesej vetëm për veten e vet dhe u deshën shumë kohë që ata t’i kthenin sytë nga ne dhe pastaj situata ishte mirë se na dhanë shumë vaksina. Kjo ishte një marrëzi, por ishte realiteti.”- tha Rama.

Pas

“Kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës”, denoncimi i fortë i Berishës: Drejtuesja e SHISH ka vizituar Serbinë në mënyrë të fshehtë

Para

Mediat spanjolle zbulojnë të ardhmen e Carlo Ancelotti: Ja skuadra e trajnerit italian

Para
Real Madrid ka fikur motorët në La Liga: gafa, i kuq, gola të pësuar pa mbrojtje. Sociedad blindon zonën Champions

Mediat spanjolle zbulojnë të ardhmen e Carlo Ancelotti: Ja skuadra e trajnerit italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.