Edi Rama është tani në emisionin Opinion, ku po trumpeton OFL-në e krijuar pak ditë më parë, që deri më tani nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Dalja në intervistë ka ndezur edhe motorrët e “rilindasve”, të cilët kudo dhe me këdo përpiqen të “promovojnë” kryerilindasin e tyre, teksa propagandon në televizion.
Grupet e whatsappit të “Fresh-it”, të njësive bashkiake apo edhe të të punësuarve partiakë janë të mbushura me mesazhe që kërkojnë të bëjnë sa më shumë “share” intervistën e Ramës.
Një i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, por dihet se ekzistojnë plot të tillë.
Nuk ëstë hera e parë që qarkullojnë të tilla mesazhe nga rilindasit.