Kreyministri Edi Rama është sot në një vizitë zyrtare në Itali ku u takua me kryeministren Giorgia Meloni. Të dy nënshkruan një marrëveshje për emigracionin.
Sipas kësaj marrëveshjeje, për shkak të fluksit migrator nga vendet afrikane drej brigjeve italiane, u vendos që shteti italian të ngrejë një pikë të kontrollit të emigrantëve në Portin e Shëngjinit. Fluksi në këtë port mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë.
Pritet që me anë të kësaj pike kontrolli të jetë nën mbikqyrje edhe migracioni i paligjshëm. Në grupet e emigrantëve që do të zbarkojnë në Shëngjin nuk do të përfshihen grupet vulnerabël dhe nënat shtatzëna apo fëmijët.
Edi Rama: Shqipëria nuk është një vend i BE por jemi në Evropë në një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara. Kjo nuk na pengon për t’a parë botën si europian. Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE, me gjithë respektin ka një ndryshim të madh, historik kulturor gjithashtu emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Kemi borxh të madh ndaj Italisë nga dita e parë që kemi mbërritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politke në lidhje me vendimet por ne na takon të përgjigjemi të pranishëm kur mund të gjendemi për të ndihmuar. Me shumë pak për të menaxhuar një situatë, për një situat që është e vështirë për ju. Gjeografia është kthyer në mallkimin për Italinë. Kur hyn në Itali zëre se ke hyrë në Evropë. Kemi dhënë ndihmesë të gjithë atyre popullsive kundër spastrimit etnik të Millosheviçit i ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës sonë të aleancës strategjike në NATO.