Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm Në Kongresin Botëror të Naftës që u mbajt në Stamboll. Në fjalën e tij Rama theksoi vullnetin e Shqipërisë që të jemi një front i ri burimi nafte.
“Shqipëria mund të jetë një front i ri për burimet e naftës. Ka shumë për të folur për Shqipërinë por parësore është përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP.
Kemi rezerva dhe burime të mëdha ende të pashfrytëzuara. Sektori energjetik për qeverinë tonë është prioritet strategjik
Të punojmë së bashku që kjo të jetë sa më e suksesshme. Duke e përmbyllur dua të bëj pyetjen që bëra në fillim: a mund të jetë Shqipëria një front i ri?
Prandaj dua të falenderoj presidentin Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë”, u shpreh Rama.
(E.K/SHUPLAKA)