Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prishtinë, ku u takua me homologun kosovar Isa Mustafa. Gjatë këtij takimi, Rama dhe Mustafa folën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Rama shprehu vlerësimin e tij ndaj arritjeve të derimëtanishme të Kosovës, dhe u tregua I gatshëm për të thelluar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.
Ndërkohë dy kryeministrat shqiptarë biseduan edhe për procesin e integrimit të dy vendeve drejt Bashkimit Europian. (D.D/Shuplaka)