Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakùzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përvec liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acáruara.
Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin. Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50. Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thaçin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës, shkruan express.
Megjithatë, në të njëtën kohë ishte paralajmëruar se Thaçi do të fliste për aktakùzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë fundjavës ishte shtyrë për të hënën. Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë.