Ditën e sotme gjatë gjithë kohës së fjalës në parlament Edi Rama është ndjerë në siklet. Shpesh herë ndërsa akuzonte opozitën ai ka bërë gjestin e çuditshëm duke kruajtur pjesën fundit të kurrizit. Me dorën majtë Rama krunte herë pas here kurrizin por fjalën e tij nuk e ndërpriste.
Jo pak herë Rama është etikuar për kruajtjen e kokës në daljet e tij publike dhe gjesteve të pakontrolluara. Por kësaj të ditës së sotme është përpjekur t’i jap fund herë pas here Rama po nuk ia doli dot.
Sjellim në vëmendje që Rama sot nuk dha llogari për situatën e krimit në vend por u fokusua vetëm te akuzat për opozitën. Rama u shpreh se opozita nuk ka çfarë të diskutojë dhe fillon e lexon raportin e OSBE-OHDIR-it sipas interesit dhe hallit të saj.
“Raportin e OSBE-së e lexoni sipas qejfit dhe halleve tuaja. Është e qartë si drita e diellit që në 25 qershor u votua aq qartë sa s’ka asnjë shans të vihet në diskutim rezultati. Natyrisht pastaj që raporti meriton një diskutim të vërtetë të përgjegjshëm, pa diskutim që ka shumë vend për të përmirësuar.
Ju jeni bosh poshtë e bosh lartë, jeni bosh para dhe bosht mbrapa, këtë e tregon katandia ku ndodheni ju sot, e tregon edhe kjo sallë, rezultati ishte i thellë po edhe kuptimplotë. Ju jeni akoma në kohën e çadrës, dhe nuk i shqiteni dot idesë së vjetër, shaj e shaj se diçka do të mbetet. Mesa duket fjala përgjegjësi është shumë e huaj për ju.
Disfatat njëra pas tjetrës nuk ua kanë ndezur llampën e përgjegjësisë. Kjo është një fjalë çelës për çdo parti e grupim, e keni humbur prej kohësh çelësin, ju nuk bëni dot sukses, ju dini të ndërtoni vetëm strategji kundër suksesit të të tjerëve, kaq mund të bëni”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post