Kryeminsitri Rama në një interpelancë me banorët e Kukësit është shprehur se ai nuk është tërhequr aspak nga tarifa, ashtu siç është shprehur kreu i bashkisë Bashkim Shehu.
Rama tha se pushtetet në vendin tonë janë të ndara dhe se ai nuk mund të vendos për lirimin e 11 të arrestuarve në Kukës.
“Unë nuk e kam takuar kreun e Bashkisë pasi nuk është distancuar nga dhuna. Sot e kam dëgjuar që ka thënë se unë duhet që të liroj 11 personat që kanë mbetur në burg. E para shteti ynë është shtet ligjor dhe pushtetet janë të ndara.
Thirrja për të liruar këta dhe për të liruar ata është një thirrje që shkon në ajër. Unë nuk jam tërhequr nga asgjë, thjesht po bëj një proces që duhet të ishte kryer që në fillim. Unë nuk e cilësoj veten të pagabueshëm, ndryshe nga të gjithë të tjerët që kanë drejtuar këtë vend”, u shpreh Rama.
Më herët Shehu, kryetari i Bashkisë Kukës u shpreh: Shfrytëzojmë këtë moment sot për ti bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë menjëherë 11 kuksianët e arrestuar. Janë qytetarë të Kukësit janë hallexhinj. Qytetarët duhet të protestojnë, qytetarët kanë të drejta të protestojnë, organet shtetrore duhet të sigurojnë mbarvajtjene e protestave. I bëj thirrje kryeministrit që të shikojë punët e tij të përditshme pasi qytetarët janë në kulm dhe nuk mund të durojnë më padrejtësi të tilla.
(E.K/FAXWEB.AL)