Kryeministri Rama në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel nuk i ndali kritikat për Kosovën e cila ka refuzuar të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Rama theksoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mos bëhet pjesë e konspiracioneve. Gjatë fjalës, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Kosovës të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” për të përfituar nga 4 liritë thjemelore të bashkimit Europian: “Liria e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, të mallrat dhe shërbimeve”
“Kancelarja gjermane i mëshon nevojës që 6 vendet e Rajonit të nënshkruajnë marrëveshjen për tregun e përbashkët mes dy vendeve. Kemi parë që disa vende bëhen shkak që këto negociata të ngecin, prandaj është krijuar “Ballkani i hapur” që mos varemi nga vetot apo nga teoritë konspirative të ndonjë shteti. Duhet të ecim përpara. Procesi i Berlinit ka në thelb 4 liritë e Bashkimit Eropian: Liria e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, të mallrat dhe shërbimeve.
Ne duhet të ecim më shpejt dhe duhet ta ecim më shpejt. Një nga pengesat ishte që Serbia nuk pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin nëse ne fusim lëvizje ne lirë të njerëzve atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Bllakan” kaq e thjeshtë është dhe traseja është shtruar”, tha Rama.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme vizitoi Shqipërinë, për herë të dytë pas takimit zyrtar të mbajtur në vitin 2015. Në fokues të takimit mes Ramës dhe Merkelit janë marrëdhëniet dy paleshe dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu një temë e rëndësishme diskutimi janë zhvillimet rajonale ku Gjermania ka qenë iniciuese e procesit të Berlinit.