Kryeministri Edi Rama po kryen homazhe sot pranë varrezavetë dëshmorëve, ndërsa jashtë mbahen larg nga policia familjarë të personave që kanë luftuar, për shkak se një pjesë e tyre mban në dorë fotografi të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Të pyetur nga gazetarja e Fax News, Rugova Dunisha, se pse ende pas kaq vitesh i thurin lavde një figure diktatoriale si ajo e Hoxhës, të pranishmit shprehen:
“Nuk janë të vërteta ato që keni parë, nuk na lënë që të hyjmë brenda policia. Ne na takon, se luftët e kanë bërë partizanët, Enver Hoxhën e mbaj se e ndriti vendin për 45 vjet me shkollim dhe me të gjitha gjërat, me ushtri, me armatim”.
“Unë e mbaj dhe do ta mbaj, kam shkuar në punë ku ka qenë nevoja. Shtëpia ime ka qenë bazë lufte, ne nuk na kanë trajtuar hiç fare. Ky ishte burrë, na dha shkollë na dha edukatë, na dha çdo gjë”.