Në orën 09:20 kryeministri Rama mbërriti në vilën qeveritare nr 31 ku do të ketë takime në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 mars.
Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë.
Flitet për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Në listën e mbyllur Kryeministri Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.