Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim zgjedhor. Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te rëndësia e votës më 11 maj, që e quajti jo vetëm një zgjedhje, por edhe një investim.
Rama kujtoi situatën në vitin 1997 dhe tha se ai vit për Vlorën ishte një katastrofë.
Rama tha se zgjedhjet janë edhe kundër një grupi të vogël që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha, që sipas Ramës që vjen vërdallë e kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë.
“Më 11 maj do të marrim rezultatin e duhur për Shqipërinë me BE-në dhe Europën. Larg Shqipërisë përsëri mbrapsht në gropë. Dhe ju në Vlorë, e sidomos ata që e kanë jetuar katastrofën e vitit 1997 e dinë mirë se për çfarë flasim. Nuk është e ekzagjeruar të flasësh përsëri sot për katastrofën e atij viti që e përvëloi Vlorën. Hapi plagën se është i njejti fajtor. Tani herë me mëndjen në vend e herë diku tjetër, e kërkon votën për interesine tij personal.
Është mundësia që me një votë të bëjmë jo vetëm një zgjedhje por edhe një investim, kundër interesit të një grupi të vogël njerëzish, që nuk mban dot lidhur një 80 e kusur vjeçar që vjen vërdallë e kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë”,-tha Rama.