Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me debatin e ashpër politik për situatën e krijuar pas denoncimeve të PD-së me rastin Kajmaku që sot drejton BAshkinë e KAvajës dhe që pretendohet se ka mashtruar një formularin e dekriminalizimit.
PDIU shprehet se ky nuk është rasti i parë as i fundit ndërsa akuzon kryeministrin, Edi Rama se “institucionet e drejtësisë i nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes”.
“Rasti i kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit. Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo insitucioni te shtetit Shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve”, shkruhet ndër të tjera në këtë deklaratë.
Deklaratë për media e PDIU:
PDIU po ndjek me shqetësim situatën politike në vend si dhe rastet e fundit ku persona me precedent kriminal u emëruan pa garë në krye të bashkive të vendit.
Asnjë përgjegjësi personale të personave në fjalë nuk mundet të justifikojë përzgjedhjet recidiviste të kryetarit të Rilindjes dhe kryeministrit të vendit i cili po thellon një dukuri problematike për shoqërinë shqiptare, atë të rritjes dhe dhënies së mundësisë së vendimarrjes, e më pas fshehjes të së kaluarës të personave me precedentë kriminalë.
Rasti i kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit.
Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo insitucioni te shtetit Shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve.
Do duhej që pas ligjit të dekriminalizimit dhe daljes në dritë të një dukurie kaq problematike për shoqërinë shqiptare, të tregohej kujdes e vetpërmbajtje, por për fat të keq nuk ka asnjë shenjë se situata e vendit do mund të përmirsohet.
Edhe në këto zgjedhje virtuale, që nuk kishin as garë e as legjitimitet, u përzgjodhën individë problematikë me qëllim ndotjen e mëtejshme të mjedisit politik dhe të thellimit të një strategjie kriminalizimi që sjell vetëm dëshpërim e nënshtrim për qytetarët shqiptarë dhe braktisjen e vendit.
PDIU kërkon që institucionet e drejtësisë që nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të ngrihen në nivelin e respektit të vetes e të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë.
Raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve të demokracisë në vend.
Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesit e krimit në pozita pushtetmbajtëse, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale bashkë, do mund ti hapin rrugën normalizimit të jetës politike dhe rivënjen e standarteve të demokracisë në vend.
Asnjë rrugë tjetër nuk mund të shpëtojë një situatë që po rrëshket në mënyrë dramatike drejt autoritarizmit, bjerrjes se institucioneve dhe demokracisë në vend.
(F.GJ/FAXWEB.AL)