Kryeministri Edi Rama, i cili është i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka deklaruar se 6 ministrat dhe zëvendëskryeministrja teknike, pas datës 25 korrik do ta lënë detyrën, duke zbuluar kështu një detaj të marrëveshjes së tij me Lulzim Bashën që nuk ishte bërë me dije më parë.
“Kjo është një qeveri për të trajtuar një problem të cilit nuk i gjendet shoku në glob. Është një zgjidhje siç e thoni edhe ju, për një problem shqiptar. Ajo që ka rëndësi është që opozita ka sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe do të jenë aty deri më 25 qershor.
Në rast se 25 qershori nxjerr fitues Partinë Socialiste, ata në datë 26 nuk do jenë më ministra. Edhe njëherë, ata janë ministra që administrata të bëjë administratën dhe fushata të bëjë fushatën. Nuk ka asnjë procedurë tjetër që lidhet me buxhetin e shtetit, në këtë aspekt, marrëveshja ka një të mirë të madhe sepse na garanton sepse për herë të parë pas zgjedhjeve kemi një humbës, kemi një fitues dhe humbësi t’i shtrëngojë dorën fituesit.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)