Kryeministri Rama ka qenë sot në Berat me votuesit për herë të parë. Ai u shpreh se Shqipëria që kemi nuk krahasohet me Shqipërinë që shqiptarët duan të kenë. Ai ftoi beratasit të votojnë PS-në madje u bëri thirrje të ftojnë edhe të djathtët.
Fjala e Ramës:
Si votues të parë ky ëshë një moment shumë historik. Të votosh për herë të parë është një moment shumë i rëndësishëm, ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm personalisht, por edhe për Shqipërinë që duam, sepse në 18 qershor ne do të ndahemi njëhërë e mirë nga e shkuara, ne do të marrim vendimin për të pushuar nga puna prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Ne do të vendosim të vazhdojmë përpara në rrugën e vështirë por të vetme për Shqipërinë që ta bëjmë shtet. Të gjithë e kujtojnë 2013-ën kur Berati nuk kishte rrugë. Natyrisht ne jemi kryelartë karshi qyrtetarëve të kësaj zone, jo vetëm pse e lidhëm zonën me Shqipërinë, por do të rritet fuksi i atyre që vijnë e shohin Beratin. Është si dita me natën me atë të vitit 2013, po ju jeni dëshmitarë që nuk ka ndryshuar vetëm Berati, por edhe Kuçova, Policani, Skrapari, falë vizionit dhe punës këmbëngulëse që ne kemi bërë, bashkë me gjithë kryetarët e bashkive të krijojmë bazën për të krijuar një ekonomi familjare, çka mbetet për tu bërë është edhe më shumë, nuk ka krahasim me të kaluarën. Shqipëria që kemi nuk krahasohet me Shqipërinë që duhet dhe duam të kemi.
Ne jemi investuar shumë për arsimin profesional, jemi të bindur se në vitet që vijnë punësimi te të rinjtë do të rritet si asnjëherë në 27 vitet e fundit. Ne e dimë shumë mirë se sa nevojë ka për të ndihmuar këta njerëz dhe sidemos në fshat. Ajo që duhet të bëjmë është më e madhe, është një votë që ndan qartë si do të jetë e nesërmja, me Europën të gjithë së bashku për një Shqipëri siç e duam apo të ndarë. Nartyrisht që zgjdhja jonë është shumë e qartë.
(M.D/Shuplaka)