Kryeministri Rama ka qenë sot me votuesit për herë të parë në Durrës. Në fjalën e tij para të rinjve, Rama mbroi kreubashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako duke thënë se çdo herë që ai ndërmerr një projekt të gjithë i sulen, duke iu referuar të djathtëve.
“Po me Durrësin çfarë kanë. Me Durrësin ashtu si e Tiranën, si me çdo bashki ku ne po transformojmë, jua vret sytë pastërtia, çdo rreze drite dhe shprese. E kemi parë sa herë Vangjushi fillon një projekt mblidhen menjëëhre dhe fillojnë e protestojnë, si nuk u mblodhën kurrë aty ku kishe gropa e plehra. Midis plehrave dhe shesheve publike, ata zgjedhin plehrat, ata janë me gropat. Ata mendojnë se shqiptaërt nuk meritojnë më shumë. Ata mendojnë se sa më të varfër mund t’i tërheqin për hunde shqiptarët. Ne nuk do të rreshtim edhe me legalizimet deri kur shtëpia e fundit të jetë bërë pronë e shqiptarëve”,- tha Rama.
Rama ka ironizuar më tej humbjen e Barcelonës me Juventusin duke e paralelizuar me gjendjen e Partisë Demokratike.
“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se keni Messin ata kanë Saliun. Ju keni Neymarin, ata kanë Lulin. As të Bayernit nuk duhet të mërziten. Në fund të fundit, futbolli është shfaqje, e jemi spektatorë kush fiton e kush humb, beteja e 18 qershorit nuk është shfaqje, ne jemi lojtarë në një fushë ku beteja bëhet për Shqipërinë që duam me punë dhe shtet e mirëqenie. Për Shqipërinë ku prindërit tuaj që punojnë ën shtet duhet të marrin më shumë, ku prindërit tuaj duhet të paguhen edhe më mirë. Ka një mur që pengon vendosjen në vend të drejtësisë, këtë mur duhet ta shembim bashë në 18 qershor, ky është muri i padrejtësisë që ëshët ngritur nga gjyqtarët dhe prokurorë të korruptuar”,- tha Rama. (M.D/ Shuplaka)