Kryeministri Rama ishte sot në një takim me gratë socialiste të qytetit të Fierit.
“Kemi siguruar se jemi gati të hapim negociatat për në BE. Luli u bind në momentin e fundit. Ne bëmë gjënë e duhur, nuk ma ka ngrënë mendja që do i lutesha njeriu si Lulit, por më vjen mirë që e bëra. Ne prandaj jemi më të mirë se nuk jemi si Saliu. Sa më shumë mbështetje nga ju aq më shumë do bëjmë. Kush mund ta bëjë? Ka vetëm një fuqi, PS”,-u shpreh Rama.
Rama në një pjesë të konsiderueshme të fjalimit u shpreh me batuta.
“Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave. Nuk e prisja kur në jetën time që të isha i rrethuar nga kaq shumë gra. Nuk di nga të ndalohem se. Jo vetëm kaq shumë gra dhe vajza por keto janë këtu për partinë socialiste. Shpeshherë thuhet se kur do të mbarosh punë me atë familje, fshat apo qytet mbaro punë me burra. Ndërsa mua kjo punë më ka mësuar që kur do muhabet rri me burra, kur do të mbarosh punë rri me gra. Dhe kjo ndodh me ju, se ata që janë në shtëpi vetëm muhabet duan. Ne ia kemi parë hairin punës së gruas. Ka dhe burra të shkëlqyer ka dhe gra që o zot mos ti kesh afër. Ka burra që thonë po po do ta mbaroj. Ndërsa gruaja vjen dhe thotë që e mbarova punën”,-tha Rama në vazhdën e batutave në Fier.
“Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë, ja sheshi ja mejdani, dhe vendos populli”,- mbaroi Rama.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post