Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish zëvendës/kryeministri Niko Peleshi ka konsumuar një drekë me mësuesit pensionistë në qytetin e Korçës në pazarin e këtij qyteti.
Gjatë bashkëbisedimit mbi problemet dhe arritjet nuk munguan as batutat. Një nga mësuesit e dalë në pension i tha Ramës se ai është djalë i mirë, por Rama iu kthye duke thënë se është problematik.
Kryeministri tregoi edhe kohën kur kandidonte për kreun e bashkisë së Tiranës përballë Besnik Mustafajt dhe ky i fundit i thoshte Ramës se është anormal.
Biseda:
Qytetari: Në Shqipëri veç Edi Rama është djalë i mirë…
Rama: Jo, jo unë jam problematik, Niko është djalë i mirë. Më kujtohet koha e zgjedhjeve në vitin 2000 ku kandidoja përballë Besnik Mustafajt që u thoshte qytetarëve Rama është anormal, si do i jepni votën. Dhe unë që u thoja prandaj duhet të më jepni votën se jam anormal.
Discussion about this post