Kryeministri Rama nga Lezha ka vazhduar retorikën e tij se PD i frikësohet drejtësisë ndaj nuk pranon të shkojë në zgjedhje. Po ashtu ai shtoi se PD nuk ka guxim që tu dalë para demokratëve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Katër vjet më parë, kishte pirgje me plehra, kope me dele, varri i Skënderbeut ishte pas ferrave. Sot, ky është një realitet i transformuar, që patjetër nuk mjafon, sepse une e di shumë mirë që ka zona të tjera qoftë në Bashkinë e Lezhës qoftë në Bashkinë e Kurbinin ku njerëzit akoma vuajnë për ujë, për rrugë dhe për të çuar fëmijët në shkollë.
Por ama mendoni sikur këto që bëmë ne të ishin bërë shumë kohë më parë.
Atyre që në të gjithë ato vite e lanë Lezhën dhe qytetet e Shqipërisë pa një hapësirë të vetme publike, për njerëzit, pa një hapësirë të vetme për ta ndjerë veten pjesë të botë sku jetojmë. Ata që sot janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye shumë të thjeshtë. Ata nuk duan që ne të gjithë së bashku më 18 qershor të pushojmë nga puna prokurorët dhe gjykatësit të korruptuar.
Ata nuk duan që ky popull pas 27 vjetësh tortura nëpër gjykata për të drejtat elementare të çlirohen më në fund nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ata e dinë shumë mirë, që duke bllokuar vetingun dhe duke dalë hapur nën mbrojtje të të korruptuarve nuk mund t’u dalin përballë demokratëve dhe t’u kërkojnë votën. Ne jemi ndryshe, PD e ka ndarë vendin në ngjyra flamujsh. Për ta Shqipëria është e ndarë në copa, ata që u shkojnë pas janë të tyre, ata që nuk u shkojnë janë të krimit dhe drogës, për ne Shqipëria është pandashme.
(M.D/Shuplaka)