Në takimin e radhës elektoral kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur në Peshkopi. Duke përmendur veprën infrastrukturore më të rëndësishme siç është e rruga e Dibrës, kreu i qeverisë pati mundësinë për të shprehur vlerësimin e madh për punën e zv.kryeministres Belinda Ballukun për të cilën tha se pa të dhe punën e palodhur kjo vepër infrastrukturore nuk do të ishte realizuar.
Gjatë këtij takimi Kryeministri Rama, gjithashtu ka vlerësuar me nota maksimale këmbënguljen, punën dhe kontributin që ka dhënë ministrja Belinda Balluku.
“Vërtet kjo rrugë ka qenë fiksimi im, po pa dikë që i ka ndenjur mbi kokë ditë e natë dhe që ka qënë xhandar në gjithë gjatësinë e rrugës dhe që e ka ngrit peshë në të gjitha bashkitë PS, nuk do ia dilnim që ta realizonim në kohë e cilësi. Dua te falenderoj Belinden”, tha Rama.
Ndersa nga ana e saj ministrja Balluku tha se Dibra meriton gjithçka sepse eshte punëtore, e mënçur dhe mikpritëse.