Rama me banorët e Saukut u shpreh sot se nëse votohet për PD-në çdo gjë do të nisë nga fillimi.
“Na shijon fitorja duke i mundur ballë për ballë”,-u shpreh Rama.
Ai po ashtu u shpreh se në Tiranë socialistët do të marrin plot 18 deputetë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ose të bëjmë shumë më shumë akoma ose që ajo që kemi bërë të prishet dhe të kthehemi mbrapa, ne mund të jemi konflikt dhe marrëveshje por kjo nuk e ndryshon fakltin që ne bëjmë shtet ata e shkatërrojnë shtetin, nuk ka rëndësi nëse e bëjnë më çadrë, Shqipëria nuk është lojë, duhet të jemi shumë të qartë, zgjedhja në 25 qershor është historike, ose ndajmë dy epoka të historisë edhe vazhdojmë të ndërtojmë Shqiëprinë me mund dhe sakrifica ose ua rikthejmë në dorë atyre qeverinë dhe ju siguroj që themelet e ngritura do jenë përtokë.
Nëse ju ka marrë malli që të fillojë nga e para historia e maturës apo arsimit të lartë që bëhet rrumpallë e madhe shkoni votoni PD-në. Deri te ilaçet në spital, nuk janë spitalet tona siç ne duam të jenë por me si ishin janë dita me natën. Ne ja dolëm që t’i imponojmë PD dhe parlamentit,edhe ndryshimet kushtetuese për reformën dhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash, ja dolëm që PD të rikthehet ne zgjedhje. Duam që të gjithë qytetatët të votojnë. Na shijon fitorja duke i mundur ballë për ballë. Ne nuk shkelëm kushtetutën, nuk u tallëm me popullin. Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë.
Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s’kërkojmë asgjë më shumë se sa na takon 18 mandate.
Ata thonin pse mos t’i bëjme zgjedhjet në shtator, nëntor, pse mos presim më shumë, këto janë muhabete që vetëm në oborrin e katundit të politkës shqiptare mund të bëhen, ambicja ime është ta ngremë mbi kopshtet e lali Erit nivelin, askush nuk mund ta marrë popullin për hunde, unë kam bindjen që çdo demokrat arsyeshëm do na bashkohet. Nuk jemi më të mirët por më të mirë nuk ka.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post