Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Skraparit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë vendimtare që, sipas tij, mbajnë këto zgjedhje për drejtimin e vendit në vitet në vijim.
Krahas premtimeve për projekte zhvillimi dhe investime në këtë zonë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, duke përdorur tone të ashpra dhe metafora për të përshkruar kundërshtarët politikë. “Na duhet vota që të mos kemi nëpër këmbë speciet e kënetës,” u shpreh Kryeministri Rama.
“Rruga e re për Skraparin nuk është një premtim elektoral, por një projekt konkret, i përfshirë në programin tonë qeveritar,” u shpreh Rama. Ai shtoi se ky investim do të shërbejë si një lidhje strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke ndihmuar në ndalimin e braktisjes së saj nga të rinjtë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu as kritikat në drejtim të opozitës, duke i cilësuar kundërshtarët politikë si “specie të kënetës” që sipas tij përpiqen të pengojnë përparimin e vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të japin mbështetjen e tyre në 11 maj për të siguruar vazhdimësinë e reformave dhe investimeve.