Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me banorët e Tepelenës nuk ka kursyer as batuat gjatë fjalës së tij. Në një moment Rama i është drejtuar një fermeri aty për ta pyetur për bindjet politike dhe se për kë do të votojë në 25 qershor.
“E merr marangozin ti për të të mjelë lopën meqë është i partisë tënde? Ëëë? E merr ti të ta sharrojë lopën. T’ia sharrojë ato…? Nuk e merr vlla se ti do ta mjelësh lopën”, tha Rama.
Në këtë linjë mendimi Rama ka përcjellë mesazhin se ai pas vetes mban njezëz që marrin vesh nga fushat përkatëse dhe janë të aftë. (J.V/Shuplaka)