Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter lidhur me dy çështjet e nxjehta siç janë Babalja, dhe dhunimi i Xhisiela Malokut.
Edhe paraditen e sotme në mbledhjen e grupit Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se të gjitha kauzat e tyre janë shpifje dhe të fabrikuara.
Sipas Ramës i gjithë çmontimi i çështjes së Babales u krye nga ana e kunatit të Albert Veliut, i cili nuk kishte marrë pagesën nga Basha për aktrimin e tij.
Ndërkohë në një reagim të shkurtër, Basha i tha gazetares së Fax News Ambrozia Meta që nuk duhj të besoheshin gënjeshtrat e një të marri si Edi Rama.
Reagimi i Ramës për Bashën:
Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?
(E.K/FAXWEB.AL)