Kryeministri Rama nga Vlora në darkën që ka shtruar me strukturat e partisë lokale atje, ka folur shumë përmes dollive. Një gotë, një mik që kujtohet apo përkujtohet. Nuk ka harruar të përmendë socialistët, këshillat e Ruçit, apo edhe ‘’mikun dhe armikun’’, ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Në një dolli të veçantë për ish-kryetarin, që duket edhe si një hap pas në konfliktin e hapur mes të dyve, Rama shprehej se nuk e heq dot nga zemra.
‘’Një dolli e kam për për Shpëtim Gjikën, për shokun Shpëtim, mikun tim problematik që e heq nga mendja, po nuk e heq dot nga zemra . Gëzuar Shpëtim dhe të paçim. Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra’’, ka thënë kryeministri.
Ndërkohë që kryeministri ka vazhduar me batutat duke thënë se nuk do të largohet asnjëherë nga Partia.
“Ku të iki iki nga partia unë, nuk kam moshë unë të iki nga partia, vetëm po më përjashtuan. Gramoz Ruci më ka dhënë një porosi qëkur u bëra kryetar partie dhe sa herë e dëgjoj aq herë e paguaj. E morë PS më tha, tani kujdes me dollitë, e kujdes me lavdërimet. Se kur lavdëron 5, mërziten 55, kur ngre dolli për 5 të ikin turivarur, 105. Unë nuk vë mend në këtë aspekt dhe do vazhdoj me dollitë”, kanë qenë disa nga batutat e tjera.