Faxweb.al mëson detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila vjen një ditë pas propozimit të Lulzim Bashës për të djegur mandatet e deputetëve demokratë.
Burime bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar të tijve që të fokusohen te zgjedhjet lokale të Qershorit, pavarësisht lëvizjeve që ka ndërmarrë opozita.
‘’Organizim për zgjedhjet vendore pavaresisht ç’bën opozita”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët socialistë, jashtë mbledhjes së grupit, ku theksuan se vendi nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kreu i qeverisë duket se ka kapur dhe pikën e dobët të kundërshtarëve, duke aluduar se PD dhe LSI nuk do të merren vesh për dijegien e mandateve. Derimë tani LSI nuk është shprehur se çfarë do të ndodhë me mandatet e saj parlamentare.
‘’Nuk besoj se do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundershtareve të shohim çfarë nuk shkon me ne. Do vazhdojë turi bashkia që duam në çdo bashki. Do vazhdojmë të ecim përpara me zgjedhejet lokale dhe organizimin e strukturave”, është shprehur Rama.
Në një prononcim për mediat italiane Rama është shprehur se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, dhe vendi nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”, është shprehur Rama. (LEXO KËTU)
(E.K/FAXWEB.AL)