Kryeministri Edi Rama do niset sot për një vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të klimës Cop 29.
Në Baku pritet të mblidhen liderë dhe zyrtarë të 200 shteteve të botës për të ndjekur punimet e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Fokusi i samitit do të jetë si të parandalohet ngrohja globale por edhe pasojat e saj.
Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe vërshimet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike.