Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën.
Megjithatë ky vendim nuk i ka shqetësuar të famshmit në këtë platformë pasi, personazhe si Kozak Braçi, tashmë kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper. Kozak Braçi ka shpërndarë një video ku tregon fitimet e tij nga ky aplikacion dhe u bën thirrje ndjekësve të tij që ta ndjekin atje.
Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para. Clapper është një aplikacion social që ofron mundësinë për të krijuar dhe ndarë video të shkurtra, shumë të ngjashme me TikTok. Ai është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.
Clapper ofron mundësi për shprehje krijuese dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, duke ofruar mjete redaktimi, filtrat dhe efektet speciale. Në krahasim me TikTok, Clapper ka një fokus më të madh në privatësi dhe autenticitet, çka mund të e bën më pak të dëmshëm. Megjithatë, asnjë platformë sociale nuk është pa rreziqe.
Dëmshmëria e saj varet nga mënyra se si përdoret. Pa kontroll dhe kufizime, edhe Clapper mund të shkaktojë probleme si varësi, ekspozim ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, dhe ndikime negative në shëndetin mendor. Vendimi i Ramës për mbylljen e TikTok erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani më 18 tetor pranë shkollës “Fan Noli”, i cili nuk e gjen fajtorin tek rrethi i tij, por tek rrjetet sociale.