06:50 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

17:15 | 03/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0
Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Nishani më 11 Nëntor për të diskutuar për situatën e krijuar nga kanabisi.
Burime zytare pranë Kryeministrit, konfirmuan për Televizionin Klan se në të njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në New Jork, ku do të hapë një ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”, siç është njoftuar prej javësh në faqen zytare të galerisë njujorkeze.
Pasi Presidenti lajmëroi thirrjen e kësaj mbledhjeje, përmes një statusi në Facebook, Kryeministri shprehu habinë mbi nevojën e mbledhjes së këtij Këshilli, ndërsa ironizoi duke publikuar dhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos që vlerësonte përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Presidenti, nuk ka vendosur as Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili, sipas kreut të shtetit do të jetë një nga personat që duhet të flasë për situatën.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Kryeparlamentari Meta, siç pohoi për Televizionin Klan, Zyra e tij e Shtypit. Ndërsa nuk ka ende konfirmim nga ministrat, që janë pjesë e këtij Këshilli, si ai Jashtëm, i Drejtësisë, Financave, Transporteve.
Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombetarë, sipas një shkrese të Presidentit, të siguruar nga Televizioni Klan, parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.
Tv Klan
Pas

Ahmetaj i përgjigjet Blushit: S’je as patriot as nacionalist, por je inatçi!

Para

Al-Baghdadi inkurajon xhihadistët

Para

Al-Baghdadi inkurajon xhihadistët

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.