Kryeministri Edi Rama sot për Novruz ka zgjedhur të bëjë pak ‘’muhabet’’ me ndjekësit e tij online. Ka zgjedhur të manifestojë për arritjet në arsim dhe të vlerësojë studentët e shkëlqyer.
Po nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij të cilëve Rama u ka gjetur kohën edhe t’iu përgjigjet.
‘’Dje me 31 maturantët që fituan medaljet e arta për rezultatet e tyre të shkëlqyera në mësime. Këta janë heronjtë e ditëve tona; njerëz fantastikë që nuk kërkojnë justifikime për të mos ia dalë, por kapërcejnë çdo pengesë; njerëz të suksesshëm që na mësojnë se përtej të gjitha vështirësive, asgjë nuk është e pamundur, nëse një njeri apo një shoqëri është vendosmërisht këmbëngulese në rrugën për të realizuar ëndrrën e vet.
Mesazhi i arritjes së jashtëzakonshme të këtyre vajzave dhe djemve është një mesazh për të gjithë ne; mesazhi që varfëria nuk është një arsye për të mos pasur një ëndërr; të qenit pjesë e një familjeje të zakonshme, nuk është një arsye për të mos pasur një ambicie të madhe; mangësitë në jetën e përditshme, nuk janë një arsye për të mos guxuar të besosh se t’i mund t’ia dalësh në rrugën e ambicies tënde.
Siç janë të gjithë këta fëmijë, këtu përpara nesh, me një histori të mrekullueshme suksesi, edhe Shqipëria patjetër mund të bëjë një histori të mrekullueshme suksesi, nëse ne udhëhiqemi nga guximi për të besuar tek Shqipëria, nga guximi për të besuar tek ëndrrat dhe ambiciet tona, nga guximi për të besuar tek forca jonë e madhe shpirtërore dhe krijuese, tek zemra dhe mendja e njerëzve të këtij vendi’’, shkruan Rama.
Po njëri nga komentuesit me simbole të qeshurash është munduar të ‘’tallet’’ me Ramën. Po kryeministri nuk e ka kursyer duke i thënë se nuk i bën mirë që të qesh aq shumë. (E.K/SHUPLAKA)