Kryeministri Edi Rama nuk e ndal vrullin për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2021. Menjëherë pas takimit në Elbasan do të niset drejt kryeqytetit ku do të mbledhë grupin e deputetëve rreth orës 18:00.
Takimi me kryebashkiakët u thirr nga kryeministri Rama, i cili po mbahet në Elbasan, ku të gjithë mbërritën me makina luksoze.
Në fokus të takimit pritet të jetë tematikën e zgjedhjeve të ardhshme, ku Rama pritet t’iu japë porosi njësoj siç bëri me deputetët një ditë më parë, ku këta të fundit i paralajmëroi dhe se askush nuk do e ketë vendin të sigurtë në lista.
Në Asamblenë Kombëtare, të premten më 4 shtator, Rama do të zyrtarizojë drejtuesit e rinj të qarqeve dhe gjithashtu do të zgjidhet dhe Kryesinë e re e PS-së, ku nuk përjashtohen surprizat në emra.(A.M/Faxweb.al)