Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë nga studio e Barbaramos se nuk është dakord me mendimin e Metës për të hequr dorë nga mandatet e ministrave të LSI-së.
Sipas tij kriza politike që ka përfshirë vendin është një krizë që është krijuar nga PD për të mbuluar problemet e saj.
Ndërkohë që në një reagim të tijin ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se ka një ndryshim të madh mes Ramës dhe Metës: njëri ka paraqitur dorëheqjen tjetri jo.
“S’jam dakort me Metën”- thotë Rama dhe s’jep dorëheqje! Edhe Meta s’ka qenë dakort me Ramën,por ka ofruar dorëheqjen! Ndryshim i madh…’’, shkruan Manjani.
Rama deklaronte dje:
Propozimin e LSI-së, unë e shoh ne kuadrin e përpjekjes që ka bërë dhe bën për të dhënë një kontribut siç e mendon ai për të relaksuar një situatë që për Ilir Metën është krizë e politikës, por që për mua është e PD-së.
Ai ka hedhur një tezë që të tërhiqet nga ministritë. Kjo është një tezë për të cilën unë nuk bie dakort. Për mua përkon me diçka që të heqim dorë nga përgjegjësitë dhe të lëmë detyrën që e kemi përgjegjësi jo ndaj PD-së, por ndaj atyre që na kanë votuar.
Nuk bëjmë precedentin që kush futet në çadër hipën në pushtet. Jemi për t’i shërbyer popullit për arsimin, shëndetësinë, ekonominë, për të gjitha, ata që ata i quajnë dështime mashtrime… (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post