Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se Edi Rama është model i Trump-it Ballkanik që shfrytëzon taktika të lira për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
Ai thekson më tej se Rama nuk është normal pasi ka ka arrogancë, egoizëm, ekscentrizën dhe narsicizëm.
“Ne syte e mi, Rama eshte nje cirkusant, qe shfrytezon taktika te lira, per te qendruar ne qender te vemendjes. Eshte nje model i Trumpit Ballkanik.
Ta mendosh qe mburrjen kryesore e ka respektimin e semaforave, ose ndaljen e duhanit ne lokale – edhe keto nje pikepyetje – seriozisht eshte per keqardhje. Ta mendosh qe nuk eshte ne gjendje qe ta nise dhe ta perfundoje asnje fjali, prej A deri ne ZH, ose pa u zgerdhi, ose pa e ofendu bashkebiseduesin, edhe e neveritese.
Edi Rama, sipas te gjitha standardeve te sjelljeve normale, nuk eshte normal. Me qene smute, nuk do te thote me ndejt i shtrite ne krevet, e as me perdor ilace. Ka edhe semundje tjera, qe as nuk trajtohen, e as nuk sherohen. Arroganca. Egoizmi. Ekscentrizmi. Narsicizmi. Keto, kur kalojne ne mase te madhe, jane vetem semundje, e asgje tjeter.
Debati i tij i sotshem, me nje gazetar shume te mire, sic ishte Blendi, e me dy paneliste te denje, sic ishte Shkullaku dhe Hoxha, e deshmoi katerciperisht se Rama deshiron cirk, e jo debat, qe deshiron te paraqitet si klloun, e jo si kryeminister, se deshiron te argetoje masa, e jo t’i jap llogari masave”, shprehet Buxhala.
SHKRIMI I PLOTË:
Lidhur me debatin e sotshem te Edi Rames
Une me popullaritetin e Edi Rames, kryesisht ne mesin e tinejxherave, nuk mundem me u shty, por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme qe tash une mos me i thane hapur opinionet e mia per te.
Ai ndoshta edhe do te fitoje ne zgjedhje kete te diele, por as ky fakt nuk mjafton qe une te mos e them, prape hapur, mendimin tim per te, pa u kompleksuar prej reagimeve histerike, tifozllekut, ne rrjete sociale.
Tek e fundit, keto nuk jane zgjedhjet e para ne vitin e fundit, ne te cilat fitojne forcat politike per te cilat une kam pasur antipati te theksuar, ose qe fitojne forcat politike qe une kam mendu qe humbin. Ka fitu Trump ne Amerike. Britania ka dal prej BE’se. Eshte rrite Vetevendosja ne Kosove. Po besoj qe ndodhin edhe levizje te tjera, qe nuk kane me me pelqy. Mund te ndodhe qe fiton edhe Rama. Mund te ndodhe qe nuk ia qelloj edhe qindra here gjate jetes.
Megjithate, vec pse Rama ii ofendon gazetaret, vec pse Rama e ofendon secilin qe nuk pajtohet me te, vec pse ai ne vend te pergjigjes per investime te huaja e leshon ndonje ndonje fore te lodhte, vec pse ai nuk veshet ne menyre konvencionale per nje politikan, vec pse ai e rrite nje thua me shume, vec pse ai mbathe Air Jordan, nuk e ben ne syte e mi lider te permasave rajonale, ose edhe me gjere.
Ne syte e mi, Rama eshte nje cirkusant, qe shfrytezon taktika te lira, per te qendruar ne qender te vemendjes. Eshte nje model i Trumpit Ballkanik.
Ta mendosh qe mburrjen kryesore e ka respektimin e semaforave, ose ndaljen e duhanit ne lokale – edhe keto nje pikepyetje – seriozisht eshte per keqardhje. Ta mendosh qe nuk eshte ne gjendje qe ta nise dhe ta perfundoje asnje fjali, prej A deri ne ZH, ose pa u zgerdhi, ose pa e ofendu bashkebiseduesin, edhe e neveritese.
Edi Rama, sipas te gjitha standardeve te sjelljeve normale, nuk eshte normal. Me qene smute, nuk do te thote me ndejt i shtrite ne krevet, e as me perdor ilace. Ka edhe semundje tjera, qe as nuk trajtohen, e as nuk sherohen. Arroganca. Egoizmi. Ekscentrizmi. Narsicizmi. Keto, kur kalojne ne mase te madhe, jane vetem semundje, e asgje tjeter.
Debati i tij i sotshem, me nje gazetar shume te mire, sic ishte Blendi, e me dy paneliste te denje, sic ishte Shkullaku dhe Hoxha, e deshmoi katerciperisht se Rama deshiron cirk, e jo debat, qe deshiron te paraqitet si klloun, e jo si kryeminister, se deshiron te argetoje masa, e jo t’i jap llogari masave.
Sigurisht qe – e pranoj me dhimbje – nje pjese e gjeneratave te reja, sjellje te tilla jane eksituese. Per ta, nje politikan sikur Rama, krahasuar me nje politikan tjeter me seter e pantoll e kravate, duket me interesant. Mirepo politika nuk eshte thjeshte me u duke interesant. Justin Trudeau nuk ben keshtu, edhe eshte boll interesant. Macron nuk ben keshtu, nuk ofendon, edhe eshte mjaft interesant.
Sido qe te jete, jam psikologjikisht i pergatitur, si kurre me pare, per cfaredo rezultati, kete te diel. Mirepo mos te harrojme, vota e popullit nuk eshte kurrfare konfirmimi per nje politikan normal. Populli ka votuar lloj lloj njeri.
Ne Romen e lashte populli ka deshte cirk, ka deshte argetim, ka deshte arena gladiatoresh, ne te cilat shqyheshin njerezit per se gjalli – Cezari ua ka plotesuar kete deshire.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post