00:34 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama nuk humbet kohë, në tetor miratohet importi i plehrave

22:03 | 17/09/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama nuk humbet kohë, në tetor miratohet importi i plehrave

Programi i punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017, ka përfshirë shqyrtimin e dekretit të Presidentit që refuzonte dekretimin e amendamenteve që qeveria Rama i bëri ligjit të mbetjeve.

Ligji i ndryshuar për importin e mbetjeve u miratua në Kuvend më 22 shtator 2016, por ai nuk u dekretua nga Presidenti Nishani, i cili e riktheu në Kuvend më 14 tetor 2016.

Kryeministri u përpoq të hidhte poshtë dekretin e Presidentit, pra të rikonfirmonte importin e plehrave, gjatë ditëve të fundit të mandatit të shkuar, veçanërisht duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së opinionit publik për shkak të krizës politike. Kundërshtia e hapur e PD-së dhe hezitimet e LSI-së, si dhe reagimet e ashpra publike, e bënë të pamundur politikisht këtë miratim.

Tani që zgjedhjet janë pas dhe Rama ka siguruar shumicën i vetëm në Kuvend, miratimi i importit të plehrave do jetë veprim i thjeshtë formal.

Importi i mbetjeve u miratua fillimisht nga qeveria Berisha në shtator 2011, në kundërshtimin e ashpër të Partisë Socialiste në opozitë, lëvizjes mjedisore dhe mijëra qytetarëve të thjeshtë të cilët mblodhën firmat e nevojshme ëpr të kërkuar referendum popullor në lidhje me këtë çështje. Anullimi i importit të plehrave u bë një nga premtimet kryesore elektorale të Edi Ramës në vitin 2013. Pas ardhjes në pushtet, në mënyrë simbolike, akti i parë i Edi Ramës ishte ndalimi me ligj i importit të plehrave, çfarë bëri të panevojshëm edhe vendimin e KQZ në lidhje me referendumin popullor për mbetjet.

Por në mënyrë krejtësisht të papritur, pa asnjë diskutim publik apo transparencë, në qershor 2016, Edi Rama vendosi lejimin e importit të plehrave duke amenduar ligjin e mbetjeve dhe duke e bërë atë më liberal ndaj importit edhe se ligji fillestar i qeverisë Berisha.

Importi i plehrave është kundërshtuar gjërësisht nga qytetarët dhe paraqit rrezikshmëri për mjedisin dhe jetën e njerëzve, duke e kthyer vendin në depo të plehrave të vendeve të tjera.

Justifikimet e qeverisë për lejimin e importit kanë qenë të mangëta dhe pak të besueshme. Justifikimi kryesor i qeverisë ka qenë detyrimi për harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së, por kjo gjë u përgënjeshtrua nga BE e cila pranon që Shqipëria është e papërgatitur për mënaxhimin e importit të plehrave nga jashtë.

Vitin e fundit, qeveria ka dhënë me koncesion ndërtimin e tre impianteve të mëdha djegëse (incineratorëve), në Elbasan, Fier dhe Tiranë, dhe një sërë koncesionesh të tjera për landfille, çfarë ka rritur dyshimet se lejimi i importit të plehrave është bërë me qëllim për djegjen apo groposjen në Shqipëri të plehrave të Italisë dhe vendeve të tjera europiane./exit.al

Etiketa: edi ramaimporti i plehrave
Pas

Mesazh për ndihmë Olti Currit: Burri i vdiq pak kohë më parë, gruaja sjell në jetë binjakët por s’ka mundësi financiare të kujdeset për ta

Para

Tragjedi në familjen shqiptare/ E sulmojnë dy qentë pitbull të gjyshit, vogëlushja 1 vjeç humb jetën

Para
Tragjedi në familjen shqiptare/ E sulmojnë dy qentë pitbull të gjyshit, vogëlushja 1 vjeç humb jetën

Tragjedi në familjen shqiptare/ E sulmojnë dy qentë pitbull të gjyshit, vogëlushja 1 vjeç humb jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.