Deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një deklaratë të fortë nga Kryesia e Kuvendit, ku u shpreh se Edi Rama nuk do të kalojë Reformën Zgjedhore, dhe po e bllokon votimin e saj përmes opozitës së re në Kuvend. Maliqi tha se është e qartë se nisma për ndryshimin e Kushtetutës, që heq koalicionet, është e motivuar nga Edi Rama, i cili sipas tij është i frikësuar nga vota e lirë.
”Vampirit të taksave të shqiptarëve. Nuk e them me ton të ashpër, por me një të vërtetë reale, të krizës ekonomike dhe politike. Disa deputetë, mbi 10 deputetë të opozitës parlamentare do të votonin marrëveshjen e dakordësuar në Këshillin Politik. Rama vazhdon skenarin për bojkotin e marrëveshjes. Ka dy rrugë, ose t’i bindet ndërkombëtarëve ose mos i bindet.
Të bjerë marrëveshjen në Kuvend dhe ta votojmë. T’i bindet ndërkombëtarët dhe të pranojë sistemin e SHBA. Rama nuk do as marrëveshjen dhe as lista të hapura. Do ngërç politik. Dje doli për herë të parë zëri i parë kritik në PS. Skenari tjetër pasi përçau opozitën parlamentare. Përdor opozitën e re që e ka bërë lëmsh me Taulantin, që rekomandon në kafene dhe me takime të fshehta edhe këtu në Kuvend. Deputetët e ndershëm janë gati të votojnë marrëveshjen, por Rama do krizën politike. Ka përçarë opozitën parlamentare, hoqi Rudina Hajdarin si kryetare e grupit parlamentar, Alimadhi që luftoi me jetën ndaj COVID-19. E kam thënë dhe e them që ky nuk fiton dot zgjedhje.
Skenari 29, 3 janë tërhequr. Rilindja e bandave ka frikë nga koalicioni. Ky duke ditur që 45% e votave i mori me koalicion të përçarë nga opozita parlamentare, tani do të shkojë në votime si forcë politike më vete. I bëj thirrje ndërkombëtarëve dhe gruas së bilalit që të bjenë sa më shpejt marrëveshjen pasi shqiptarët kanë nevojë për të. I doli boja timonit dhe pazareve, sundo dhe përça prandaj Shqipëria ka nevojë sa më shpejt për zgjedhje”, tha Maliqi.