Kryeministri Rama duket se nuk i është ndarë Jugut këtë fundjavë. Nga e premtja ai ka nisur një sërë takimesh në Gjirokstër, Finiq, Fier dhe Vlorë.
Po ajo që vihet re është se kryeministri duket i ‘’fiksuar’’ edhe pas së njëjtës bluze, e bardhë me kapuç.
Edhe dje në Finiq Rama është parë me të njëjtën veshje, ashtu si edhe sot në Apolloni në një takim ku ishte e pranishme dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Gjatë dimrit Rama ka qenë i fiksuar pas xhupit të Juventusit. Nëse Rama nuk do të kishte pasur një video komunikimi ‘live’ nga kryeministria dje pasdite do të mendonim që kryeministri do të ketë fjetur në ndonjë nga qytetet e jugut.
Kujtojmë se sot pasdite ai ka një tjetër takim paraelektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Vlorës. (E.K/SHUPLAKA)