11:54 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama nuk ia doli me Kavajën jo me gjithë Shqipërinë”, Çlirim Gjata: Zgjedhjet bëhen nëse arrestohen 30 mijë qytetarë

17:21 | 20/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji për Teatrin, Gjata: Duhet të quhet i pavlefshëm. Maxhoranca ka frikë, mund të ndiqen penalisht

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi në studion e lajmeve të Fax News se është e pakuptimtë dhe e patolerushme që bëhet propagandë për heqjen e vizave ndaj atyre që marrin pjesë në protestat e opozitës dhe pengojnë sipas tij, procesin e paligjshëm zgjedhor të 30 Qershorit.

Sipas Gjatës, nuk është kryeministri Edi Rama ai që vendos për të hequr apo për të vënë regjimin ndaj qytetarëve dhe politikanëve për të lëvizur në vendet e BE-së apo në SHBA.

Ai argumentoi se qeveria e drejtuar nga Rama, nuk ka bërë asnjë hap për integrimin e vendit që nga largimi i PD-së nga pushteti dhe shtoi se, tërheqja nga aksioni opozitar do të ishte një humbje e madhe për Shqipërinë.

Gjata foli edhe për regjistrimin e subjekteve partiake dhe kandidatëve për bashkitë për zgjedhjet e Qershorit duke thënë se janë bërë manipulime përmes mbledhjes së firmave fallco.

Duke folur për vendimin e opozitës për të bërë regjistrimin e komisionerëve të KZAZ-ve në KQZ, Gjata tha se kjo është një lëvizje të cilën e parashikon Kodi Zgjedhor, duke argumentuar se kjo është një e drejtë legjitime e opozitës.

“Kam qenë vetë kryetar i KQZ dhe e di se çfarë vështirësish ka për këtë i kam dalë gjithnjë në mbrojtje por është e papranueshme kur ky institucion ndjek linjën e qevrisë. Prandaj duhet ta ndërpresi trajtimin politik të kësaj gjëje. Nuk ka zgjedhje me 30 Qershor, ne kemi thënë se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe Rama nuk e çon deri në këtë situatë, mund të kujtojmë rastin e Kavajës dhe u tërhoq jo më në gjithë Shqipërinë sepse nuk mund të kthehet sërish anti-pluralizmi në vend. Nuk mund të arrestojë 30 mijë qytetarë”, tha ndër të tjera Gjata në Fax News.

Lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhje, Gjata tha se është bërë manipulim duke falsifikuar firmat dhe marrë vendime në gjykatë brenda ditës.

“Bindja Demokratike nuk po na bën asgjë, por me shpejtësinë që erdhi  ajo, u bë e mundur nga Rama, gjykata e regjistroi brenda ditës. KQZ thotë se na e ka sjellë gjykata, por si e ka sjellë brenda ditës, këtë po e bën kryeministri i cili po mundohet të sajojë opozitën. Nuk krijohet opozita kështu pasi ajo është frymë.

Ai thërret prokuroren në orën 9-të të mëngjesit në zyrën e tij, po kush e bën këtë!(?) Në këtë situatë askush nuk i del kundër, vetëm opozita që është në rrugë mund ta pengojë. Gjatë ngutjes ai ka bërë edhe budallallëqe duke falsifikuar edhe firmat e deputetëve por ajo që ai po përpiqet të krijojë nuk është opozitë por shërbyese e Ramës dhe i bën fasadë qeverisjes së tij”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: clirim gjataduhet te arrestohen 30 mije qytetareprotesta e opozitesZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Basha publikon dokumentin 800-vjeçar: Dhunimi i demokracisë shkak për përmbysjen e çdo pushteti

Para

VIDEO/ Meta ia merr këngës me Kozma Dushin, Marin Orhanasin dhe Mariana Kondin. “Po ku ka si ti moj…”

Para
VIDEO/ Meta ia merr këngës me Kozma Dushin, Marin Orhanasin dhe Mariana Kondin. “Po ku ka si ti moj…”

VIDEO/ Meta ia merr këngës me Kozma Dushin, Marin Orhanasin dhe Mariana Kondin. “Po ku ka si ti moj…”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.