14:46 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

11:45 | 19/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

Kreu i LSI-së ishte një nga ministrat e shkarkuar falë marrëveshjes që u arrit dje mes Ramës dhe Bashës. 

Shumë e kanë interpretuar këtë marrëveshje si një koalicion me bazë të gjerë PD-PS për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla dhe mes tyre dhe LSI-në.

I pyetur nga gazetarët nëse LSI-ja do të tërheqë ministrat, Vasili tha se nuk janë të rëndësishme teknalitetet, por fakti që vendi do të shkojë drejt një gare të barabartë në zgjedhje. Kujtojmë se vetë Vasili ishte njohur nga mediat për shkarkimin e tij.

Ministrat teknikë pas propozimeve të demokratëve dhe miratimit të Ramës, do të kalojnë për votim në Kuvend me shumë gjasa ditën e hënë kur do ketë një mbledhje të jashtëzakonshme. 

Z.Vasili, keni deklaruar dje që jeni informuar nga mediat që nuk do të ishit më Ministër i Drejtësisë? Pra, aleati strategjik i z. Rama, LSI-ja, nuk është pyetur fare kur u arrit kjo marrëveshje. A ka më kuptim marrëveshja që ju keni me PS për të bashkëqeverisur, do të vazhdoni të rrini të treja partitë në këtë qeveri? Do t’i mbani ju sërish ministrat që keni?

Kryesore dhe thelbësore është një çështje dhe vetëm një. Ne sot kemi një marrëveshje politike që ka mundësuar një garë elektorale të barabartë, ka mundësuar që të shkojmë më të qetë në zgjedhje dhe ka siguruar një legjitimitet institucionesh që dalin prej këtyre.

Sigurisht, kjo ka mundësuar që të shkojmë te qytetarët dhe të vlerësohemi atje për atë çfarë themi dhe atë çfarë kemi bërë realisht dhe që janë në sytë tuaja. Të gjithë elementet e tjera janë krejtësisht të parëndësishëm.

Sot, i gjithë përqendrimi im personal dhe i LSI-së, nga i pari te i fundit, është pikërisht te këto objektiva. Të realizojmë një objektiv që është padiskutim forcë e parë dhe kemi bërë shumë mirë dhe jemi shumë të lumtur që, ajo që insistuam që në ditën e parë të fillimit të kësaj krize, pra që duhet të ecim me çdo mjet dhe çdo sakrificë për të realizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, u realizua.

Mbrëmë jeni cituar gjerësisht se keni deklaruar sa i përket çështjes së koalicioneve, e keni cilësuar si anti-kushtetuese faktin që nuk u është dhënë mundësia partive të garojnë përmes koalicioneve. Nëse ky citim i juaji në media është i saktë doja t’ju pyesja përse atëherë LSI-ja vendos të marri pjesë në një garë ku të paktën një element i kësaj gare e cilëson si anti-kushtetuese, ku është mohuar një e drejtë e tillë?

Pyetje e dytë është komentuar gjerërsisht nga analistët marrëveshja e bërë publike ditën e djeshme si nj hap i parë drejt një bashkëqeverisjeje mes PS-së dhe PD-së, doja një koment nga ana juaj për një skenar të tillë?

Me mirëkuptimin tuaj kam një koment të vetëm, shterues për të dyja pyetjet tuaja. Sot jemi në një situatë më të qartë politike, shumë më të qartë. Kemi një datë zgjedhjesh, kemi të gjitha forcat politike në fushë. Kemi një qetësi publike më të lartë. Kemi realizuar pra një objektiv. Të evitojmë, e thashë edhe një herë tjetër, kaosin dhe ecjen në drejtime të rrezikshme të vendit. Pra stabilitetit dhe sigurisë i kemi bërë një shërbim shumë të madh në atë që LSI ka pasur konstante që të ofronte gjithçka, të bënte çdo gjë që kriza të evitohej, duke ofruar edhe të gjitha pozicionet publike, deri dhe të rikthente pozicionin e Presidentit.

Tashmë garën e kemi dhe i gjithë përqendrimi im dhe i LSI-së nuk është në asnjë moment tjetër pasi marrëveshja është kryer, por të përqendruar pasi nuk e kam parë kurrë në 12 vitet e LSI-së, LSI-në të jetë forcë e parë dhe ta ndajë vetëm një hap nga formalizimi i saj në 25 qershor. Kjo çështje qëndron këtu, ky është një objektiv i patjetërsueshëm, energjitë janë të përqendruara në këtë pikë. Të gjithë të tjerat janë pastaj elemente besoj të parëndësishme.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramamarreveshjapetrit vasiliramavasili
Pas

Publikohet autopsia, këngëtari me famë botërore është vetëvarur

Para

“A e konsideroni marrëveshjen të cenuar pasi iu hoqi pa iu pyetur?”, Petrit Vasili tregon ç’mendon për këtë zëvendësim

Para
“A e konsideroni marrëveshjen të cenuar pasi iu hoqi pa iu pyetur?”, Petrit Vasili tregon ç’mendon për këtë zëvendësim

“A e konsideroni marrëveshjen të cenuar pasi iu hoqi pa iu pyetur?”, Petrit Vasili tregon ç’mendon për këtë zëvendësim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.