Edhe postimi i djeshëm ku kryeministri Rama përgëzoi largimet vullnetare të gjykatësve dhe prokurorëve që nuk duan të kalojnë Vettingun, nuk ka kaluar pa komente nga ana e lexuesve dhe përgjigjet me nota ironie të disa prej tyre.
E mes komenteve ku qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre për këta gjyqtarë që shpresojnë t’i shpëtojnë drejtësisë duke dhënë dorëheqjen, kryeministri ironizon sërish duke luajtur me emrat e komentuesve.
I pyetur nga një tjetër qytetar se si i duket puna që po bën ministri Beqaj, Rama përgjigjet: Po, më duket se punon shumë mirë sepse flasin rezultatet e tij.
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë është kryqëzuar shpeshherë nga qytetarët për vjedhje në sistemin shëndetësor, koncesionet e shumta dhe mungesën e barnave dhe profesionalizmit. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1004″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post